Google ADS

“U divorcova, shpëtova nga makthi”, tha mësuesja para se ish i dashuri i saj ta vriste me dy plumba

23:32 | 22 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Hetimet e autoriteteve policore në Greqi janë në zhvillim e sipër, për të përmbyllur plotësisht enigmën e vrasjes së mësueses 31-vjeçare, mesditën e sotme në zonën e Rodosit, nga ish-partneri i saj 40-vjeçar.

Vrasja ndodhi pas ndarjes së tyre.

Në shënimin e lënë pas nga 40-vjeçari para se të bënte vetëvrasje thuhej: “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”. Ai ishte përpjekur herë të tjera t’i afrohej asaj edhe me kërcënime.

Sipas buletinit kryesor të lajmeve ‘STAR,’ vetëm një ditë më parë, mësuesja 31-vjeçare kishte telefonuar shoqen e saj dhe kishte shprehur vendimin për t’u divorcuar me 40-vjeçarin. “Unë ika nga ky makth që po përjetoja. I shpëtova një mundimi. Për fat të mirë u divorcova”, thuhet të jetë shprehur viktima, 24 orë para se 40-vjeçari ta qëllonte dhe ta vriste me dy plumba.

Qëllimi i autoriteteve është të ftojnë miqtë dhe të afërmit e vajzës së re dhe të 40-vjeçarit për të dëshmuar, në mënyrë që ata të kenë një pamje të plotë të marrëdhënies së tyre dhe arsyet që i çuan në përfundimin tragjik.

Faktet tregojnë se 40-vjeçari, para se të realizonte planin e tij, po ngacmonte mësuesen me kërcënime, me telefonata dhe mesazhe që ajo nuk i kishte marrë aq seriozisht. Për këtë arsye, telefoni i saj celular dhe llogaritë e saj në mediat sociale do të kontrollohen për të pasur të dhëna edhe më të sakta.

Gruaja fatkeqe po parkonte makinën e saj në ‘Rrugën e Moskës’ kur një automjet tjetër iu afrua dhe një burrë e qëlloi atë dy herë me plumb.

Autori dyshohet se është arratisur me një makinë me qira, i cili ende nuk është konfirmuar.

Disa minuta më vonë, autoritetet policore morën një telefonatë tjetër në një shtëpi pranë vendbanimit Theotokos, pasi kishin dëgjuar të shtëna armësh. Kur kanë hyrë, kanë gjetur ish-partnerin e 31-vjeçares, i cili i kishte dhënë fund jetës me të njëjtën armë gjahu./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme