Një numër i lartë mercenarësh të njohur si “Ushtria Private e Putinit ” janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindore, raportojnë mediat e huaja. Bëhet fjalë për grupin “Wagner”, i cili në fillim të luftës u dërgua në Ukrainë nga Vladimir Putin me një mision të posaçëm për të vrarë liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Mirëpo, raportet e fundit tregojnë që ky grup ka pësuar humbje të mëdha. Agjencia e inteligjencës SBU e Ukrainës zbuloi se humbjet shkatërruese kanë bërë që të bjerë morali në mesin e forcave pushtuese të Moskës.
Qindra vdekjet mes grupit famëkeq të “Wagner” u zbuluan në një telefonatë të përgjuar në shtëpi të bërë nga një ushtar rus.
Në regjistrim, ai dëgjohet duke telefonuar gruan e tij dhe duke u ankuar se “njësia elitare” ishte shkatërruar, dhe kjo i tremb trupat e zakonshme për të luftuar.
“Kemi pasur shumë humbje. Qindra mercenarë kanë vdekur, është situatë kaotike”, mësohet të ketë thënë ushtari.
“Wanger” është themeluar në vitin 2014 nga Dmitry Valeryevich Utkin, një veteran i forcave speciale të luftës së parë dhe të dytë çeçene. /abcnews.al
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...