Google ADS

U dënua për vjedhje, autoritetet iraniane ia presin gishtat

15:27 | 25 Tetor 2019
Arbresh.info

Amnesty International ka kritikuar autoritetet iraniane për prerjen e gishtave të një njeriu të dënuar për vjedhje.

Grupi i të drejtave tha se amputimi, i kryer në një burg në provincën veriore të Mazandaran, ishte “një formë e  neveritshme e torturës”, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtarët iranianë thanë se burri u gjet fajtor për 28 raste të vjedhjes.

Kodi penal islamik i Iranit thotë se vjedhja “në rastin e parë” dënohet me amputimin e katër gishtërinjve të dorës së djathtë.

Autoritetet iraniane kanë mbrojtur amputimin si mënyrën më të mirë për të parandaluar vjedhjen, megjithë protestat e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Megjithatë, raportet për dënime të tilla janë të rralla.

Irani është një republikë islamike dhe sistemi i tij juridik bazohet në një interpretim të rreptë të ligjit të Sheriatit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme