Gjatë eksplorimit në zonën e Përmetit, 5 turistë nga Franca kanë mbetur të bllokuar në një përrua afër fshatit Kosovë.
Bëhet me dije se një prej tuuristëve ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte lëvizjen me këmbë.
Pas kërkesës për ndihmë, në vendin ku ishin bllokuar turistët, u dërguan shërbimet e policisë dhe emergjencat civile të cilët u erdhën në ndihmë turistëve.
Turistja e dëmtuar u transportua drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, 5 turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.
Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...