U bllokuan në një ishull të vogël, fjala SOS i nxjerr nga situata

08:47 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info

Tre marinarë mikronezianë që janë bllokuar në një ishull të vogël e të largët në Paqësorin perëndimor janë shpëtuar, pasi ekipet e shpëtimit e panë mesazhin SOS në plazh.

Burrat u gjetën në ishullin Pikelot në Mikronezia nga ushtria australiane dhe amerikane, thanë Forcat Australiane të Mbrojtjes (ADF), transmeton portali arbresh.info.

Ata ishin zhdukur prej tre ditësh pas kaike e tyre iu harxhua karburanti dhe u largua nga kursi.

Të gjithë u gjetën në një “gjendje të mirë” pa lëndime të mëdha, tha ADF.

Autoritetet në Guam, një territor i afërt amerikan, filluan kontrollin të shtunën, pasi burrat nuk arritën të kryejnë një udhëtim 42 km nga Pulawat në atollet Pulap.

Në vend të kësaj, anija e tyre përfundoi në ishullin Pikelot, gati 200 km në perëndim të vendit ku ishin nisur.

Pasi mesazhi i tyre SOS u pa nga ajri, një helikopter australian u ul në ishullin e vockël dhe u dha burrave ushqim dhe ujë.

Helikopteri erdhi nga HMAS Canberra, e cila kishte qenë duke shkuar për në Hawaii për ushtrime detare, kur u thirr për të ndihmuar në kërkim.

Detarët u dërguan në shtëpi nga një anije patrullimi mikroneziane, thanë zyrtarët australianë.

Mikronezia, në Paqësorin Perëndimor, përbëhet nga rreth 600 ishuj të vegjël të shpërndarë në një hapësirë ​​të gjerë oqeanike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme