Google ADS

U arratis nga Turqia me miliona dollarë, kapet në Shqipëri mashtruesi i kriptomonedhave

10:38 | 30 Gusht 2022
E.H

Është arrestuar në Elbasan turku 28 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer Gaze i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha.

ABC News raporton se, Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Së bashku me turkun raportohet se është arrestuar edhe Evaldo Haxhiu, nipi i kreut të FSHF, Armando Duka.

Faruk Fatih Özer fshihej në Shqipëri prej shumë kohësh dhe madje Turqia kërkoi vitin e kaluar ekstradimin e tij.

Themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto.

Këto para i përkisnin 400 mijë njerëzve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme