U akuzua për vjedhjen e një telefoni, talibanët e rrahin me kamxhik

15:42 | 20 Shtator 2021
KRG

Në Afganistan tashëm talibanët janë duke mbizotëruar.

Ndërsa sot ka ndodhur një rast ku një burrë është akuzuar për vjedhjen e një telefoni.

Andaj, talibanët kanë vendosur që atë ta rrahin me kamxhik.

Pamjet tregojnë që burri është i lidhur për një shenjë komunikacioni derisa është duke u goditur mbi shpatulla me kamxhik.

Sipas “Daily Mail” rrahja ka ndodhur gjatë fundjavës para Ministrisë së Arsimit në Kabul. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme