Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko njoftoi se do të kandidojë në garën për president të vendit në zgjedhjet e marsit.
Tymoshenko, e cila ka qeverisur me Ukrainën nga viti 2005 deri në vitin 2010, akuzon udhëheqjen aktuale si përgjegjëse për pagat e ulëta dhe zgjatjen e konfliktit në lindje të vendit.
Ajo e përshkroi Ukrainën si shtetin më të varfër në Evropë dhe një nga më të korruptuarit në botë. Anketimet e fundit e vendosin Tymoshenkon para presidentit aktual Petro Poroshenko.
Yulia Tymoshenko kandidoi për presidente edhe në vitin 2010 mirëpo humbi nga rivali i saj Viktor Janukoviq, i cili e la postin, pas protestave masive që kërkonin lidhje më të afërta me perendimin. Derisa Janukoviq ishte në pushtet, Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për korrupsion.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?