Shpresat për një marrëveshje paqeje me Vladimir Putinin janë thjesht “iluzion”, tha për The Telegraph, Yulia Tymoshenko, udhëheqëse e Revolucionit Portokalli në Ukrainë në vitin 2004.
Tymoshenko, e cila erdhi në pushtet si kryeministre gjatë rebelimit të parë të Ukrainës kundër Kremlinit, paralajmëroi se çdo marrëveshje që do t’i dorëzonte territorin ukrainas Putinit vetëm do të inkurajonte presidentin rus që të pushtonte më tej vendin, transmeton portal arbresh.info
Zgjidhja e vetme, sipas Tymoshenkos është “përfundimi” i saj me shkatërrimin e plotë të ushtrisë ruse, pavarësisht rritjes evidente të numrit të ushtarëve të vdekur ukrainas.
Deklaratat e saj tani vijnë si një qortim për liderët perëndimorë, të cilët kanë lënë të kuptohet se heqja dorë nga pjesë të rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës do të ishte një kompromis i domosdoshëm për paqen. Gjegjësisht, Franca dhe Gjermania janë shprehur të hapur ndaj kësaj ideje, pavarësisht forcimit të dukshëm të qëndrimeve të tyre në samitin e G7 fundjavën e kaluar, kur presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë”.
Tymoshenko ka frikë se ndërsa kostot ekonomike të konfliktit për Europën rriten, nisma për ta shtyrë Kievin drejt një marrëveshjeje paqeje do të bëhet gjithnjë e më popullore.
“Jam e besafuar që disa vende vazhdojnë të mbrojnë një politikë qetësimi ndaj Putinit. Kjo është e papranueshme për të gjithë Ukrainën. Marrëveshja e paqes është një iluzion, e vetmja rrugëdalje është fitorja në betejë. Çdo marrëveshje paqeje do të jetë hapi i parë drejt luftës së ardhshme”, tha ajo.
Ajo shtoi se, pavarësisht humbjeve të mëdha ushtarake, Putin po përpiqet të zgjasë luftën me shpresën se përfundimisht do të shfaqen përçarje brenda NATO-s.
Ajo ka mbështetur thirrjet e Presidenit ukrainas, Volodymyur Zelensky për Perëndimin për të furnizuar Ukrainën më armatim të rëndë. Forcat ukrainase thuhet se po humbasin deri në 100 ushtarë në ditë në Donbas.
Karrierra politike e Tymoshenkos përshkruan shumë mirë rrugën e paqëndrueshme post-sovjetike të Ukrainës, një periudhë e ndarë nga konfliktet e brendshme si dhe nga ndërhyrjet e Moskës.
Në vitin 2004, Tymoshenko morri pjesë në Revolucionin Portokalli, i cili dërgoi në protesta masive në rrugë që përmbysën zgjedhjet e manipuluara në në favor të kandidatit pro-Kremlinit Viktor Janukoviç.
Megjithatë, Revolucioni Portokalli u shndërrua shpejt në grindje të brendshme, duke lejuar që Yanukovych të merrte pushtetin në vitin 2010.
Më pas Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg për akuzat e shpërdorimit të detyrës. Ajo tha se akuzat ishin të motivuara politikisht dhe se ajo u lirua pas një kryengritjeje të dytë pro-perëndimore në Ukrainë në vitin 2014, kur Yanukovych u arratis në Rusi.
Tymoshenko, ka deklaruar se Lufta e Tretw Botërore tashmë ka filluar, pasi sipas saj , ka një probabilitet të lartë që Rusia të përpiqet të pushtojë vendet fqinjë si Moldavia, Bjellorusia, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe vendet skandinave dhe baltike.
“Këshilla ime për këto vende do të ishte që të mos humbin kohë dhe të fillojnë të ndërtojnë forca të forta të armatosura dhe të bëhen anëtarë të NATO-s nëse nuk janë tashmë”, tha ajo.
Tymoshenko gjithashtu beson se Putini është gati të përdorë armë bërthamore.
Ajo beson se liderit rus mund të mos jetë mjaftueshëm vetëvrasës për të përdorur armë bërthamore kundër anëtarëve të NATO-s, por se ai mund të përdorë taktikën e përdorimit të kokave të vogla bërthamore taktike në Ukrainë, duke luajtur kumbar, pasi sipas Tymoshenkos, Perëndimi do të vazhdojë të mos përgjigjet./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?