Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit në Amerikën Veriore, për shkak të zjarreve pyjore në Kanada.
Tymi prej zjarreve i ka mbuluar qytetet e mëdha si Ontario, Kuebek, Toronto, dhe disa zona tjera.
Tymi ka arritur deri në qytetin e Nju Jorkut dhe Kënektikëtit në Shtetet e Bashkuara, ku cilësia e ajrit është klasifikuar si “e pashëndetshme”.
Pjesa më e madhe e tymit vjen prej Kuebekut, ku aktualisht janë duke u djegur 160 zjarre.
Autoritetet kanadeze e kanë lëshuar paralajmërimin më të ashpër të martën për Otavën, duke thënë se nivelet e ndotjes janë “shumë të rrezikshme” për shëndetin e njerëzve.
Në Nju Jork, fotografitë e nxjerra në mëngjesin së martës, kanë shfaqur një pamje të turbulluar, pasi tymi e ka mbuluar gjithë qytetin.
Zyrtarët të shëndetit publik kanë bërë thirrje që të mos kryhen stërvitje në ambiente të jashtme, për të minimizuar ekspozimin ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur.
Aktualisht, Kanadaja është duke regjistruar sezon më të aktiv të zjarreve pyjore, sesa në të kaluarën.
Shumë zyrtarë federalë kanë thënë të hënën se, kjo verë mund ta përballë Kanadanë me zjarret më të mëdha ndonjëherë, për shkak të kushteve të thata klimatike.
Deri më tani mijëra njerëz janë larguar nga zonat afër zjarreve, përfshirë shumë banorë të Kuebekut./rel
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...