Kryeministri polak Donald Tusk tha se presidenca polake e Këshillit të Bashkimit Evropian do të fokusohet në çështjet e sigurisë.
Gjatë një takimi me Konferencën e Kryetarëve të Parlamentit, ku morën pjesë edhe liderët e grupeve politike në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga presidentja Roberta Metzola, Tusk vuri në dukje se janë duke u përgatitur për presidencën polake, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.
Në kushtet aktuale të paqëndrueshme, për shkak të konflikteve të armatosura, Tusk theksoi se Evropa duhet të bashkëpunojë dhe të ketë ende një shans për t’u bërë vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm në botë.
“Ka shumë punë përpara nesh, por kam besim se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët aty ku është e nevojshme”, u shpreh Tusk.
Ai shtoi se presidenca polake do të karakterizohet nga veprime që lidhen me sigurinë në të gjitha aspektet, duke përfshirë atë politik, ushtarak, ekonomik, mjedisor dhe njerëzor.
“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për energjinë, klimën, ushqimin, rritjen e aftësive mbrojtëse të Evropës apo bashkëpunimin transatlantik, politikën ndaj luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, kudo do të duhet të kapërcejmë ndarjet tradicionale dhe të kujtojmë se siguria e të gjithë kontinentit varet nga ne”, përfundoi Tusk./abcnews.al
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...