Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në fjalimin e tij para takimit të G7 në Taormina të Italisë, thotë se ky samit do të jetë më sfiduesi ndër vite.
“Çdo ditë ne ballafaqohemi me këto probleme strategjike globale që përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë, Azi dhe në Lindjen e Mesme,” thuhet në fjalimin e tij, shkruan arbresh.info.
Ai ka përmendur luftën në Siri, agresionin rus në Ukrainë, testet e raketave bërthamore dhe balistike në Korenë e Veriut, dhe rikuperimi i tokës dhe militarizimi në Detin e Kinës Jugore.
Më poshtë po ju sjellim fjalimin e plotë nga Presidenti Donald Tusk përpara takimit të G7 në Taormina të Italisë:
Ne po takohemi këtu në Taormina si G7 për të diskutuar çështjet më urgjente globale. Nuk ka dyshim se ky do të jetë samiti më sfidues i G7 në vite. Nuk është sekret se liderët që po takohen sot, ndonjëherë kanë pozita shumë të ndryshme mbi tema të tilla si ndryshimet klimatike dhe tregtia. Por roli ynë si BE është të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e G7 në të gjitha frontet.
Më e rëndësishmja, uniteti duhet të mbahet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Çdo ditë ne ballafaqohemi me këto probleme strategjike globale që përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë, Azi dhe në Lindjen e Mesme. Nga lufta në Siri dhe agresioni rus në Ukrainë, në testet e raketave bërthamore dhe balistike në Korenë e Veriut, dhe rikuperimi i tokës dhe militarizimi në Detin e Kinës Jugore. Nëse grupi ynë nuk është i vendosur dhe mjaft i bashkuar, gjendja në botë mund të dalë dore.
Pres që G7 do të demonstrojë unitet në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Ne mbështesim plotësisht pavarësinë e Ukrainës, integritetin territorial dhe sovranitetin. Zgjidhja e këtij konflikti mund të arrihet vetëm me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut. Që nga takimi i fundit i G7 në Japoni, ne nuk kemi parë ndonjë gjë që do të justifikonte një ndryshim në politikën tonë të sanksioneve ndaj Rusisë. Prandaj, do t’u bëj thirrje udhëheqësve të tjerë të G7 që ta rikonfirmojnë këtë politikë.
G7 duhet gjithashtu të mbetet e bashkuar kur vjen puna për t’i dhënë fund brutalitetit në Siri. Ne duhet të jemi të gatshëm për të rritur përpjekjet tona për të mposhtur terrorizmin në Siri dhe për të gjetur një zgjidhje politike. Një përgjegjësi e veçantë mbështetet në supet e atyre që, si Irani dhe Rusia, janë përfshirë në krizë dhe bashkëpunojnë me regjimin e Asadit. Në vend që të humbin kohë, ata duhet të përdorin ndikimin e tyre për të sjellë një armëpushim të vërtetë, për të ndaluar përdorimin e armëve kimike dhe për të siguruar qasje të sigurt dhe të menjëhershme humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë.
Në fund, më lejoni të them që ne gjithashtu kemi nevojë për unitet të G7 në menaxhimin e krizës së migracionit. Kjo është një sfidë globale, por këtu në Sicili është gjithashtu një problem real, lokal. Qëllimi i BE-së ka qenë të paktën të mbajë nivelin e tanishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e kësaj krize. Se a do të kemi sukses, mbetet një pyetje e hapur. Faleminderit.”/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...