Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e ka mbrojtur planin e shtetit të tij kundër migrantëve në kufi me Bjellorusinë.
Në kufirin lindor të Polonisë, refugjatët nuk shfaqen në mënyrë spontane, ka thënë Tusk të mërkurën për të përditshmen Gazeta Wyborcza.
“Këto veprime janë të organizuara në mënyrë paraushtarake, dhe ne po vëzhgojmë nga afër se në Siri dhe Iran, grupet janë duke u organizuar, jo vetëm për kalime ilegale të kufirit, por edhe për një qasje që ne në NATO duhet ta klasifikojmë si të rrezikshme”, ka thënë Tusk.
Sipas tij, ekziston një sistem i tërë i rekrutimeve përmes përfaqësuesve rusë dhe bjellorusë në shumë shtete.
Kryeministri polak ka thënë se ekzistojnë dëshmi që në Siri ka kriminelë dhe njerëz me lidhje me organizatat terroriste që po lirohen nga burgjet dhe po sillen në kufirin polako-bjellorus, i cili përbën edhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Polonia synon të miratojë një ligj të ri për të pezulluar përkohësisht të drejtën për azil për migrantët që kalojnë ilegalisht kufirin me Bjellorusinë. Projektligji pritet të jetë i gatshëm brenda javësh./rel/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...