Tusk mallkon planifikuesit e Brexit

20:53 | 6 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka folur për Brexit, duke theksuar se duhet “ndarë një vend në ferr” për ata që e promovuan Brexi-tin pas asnjë plan.

Ai ka bërë këto komente pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel, transmeton portali arbresh.info

Deputetët që e mbështesin Brexit kanë reaguar me zemërim ndaj komenteve, duke e akuzuar Donald Tusk  si “arrogant”.

Në lidhje me komentet ka reaguar edhe zyra e kryeministres Theresa May, ku theksohet se “Brexit është dëshira e popullit, të cilët edhe votuan për largimin nga BE-ja”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme