Liderët europianë do ta gjejnë “shumë të vështirë” arritjen e një kompromisi në bisedimet mbi një politikë të re për pranimin e refugjatëve deri në muajin qershor, ka deklaruar Presidenti i BE-së, Donald Tusk.
Megjithatë, Tusk ka theksuar se kuotat për shpërndarjen e refugjatëve janë të diskutueshme, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
“Kuotat e detyrueshme mbeten një çështje e diskutueshme edhe pse temperatura e saj është zvogëluar ndjeshëm”, tha Tusk në një konferencë për shtyp pas përundimit të samitit të BE-së për viti 2017.
“A do të jetë i mundur një kompromis? Kjo është e vështirë”, shtoi ai.
Gjatë dy orëve të debatit udhëheqësit e Hungarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë qëndruan të palëkundura ndaj kuotave të refugjatëve, thanë pjesëmarrësit.
Shtetet e Europës Lindore kanë kundërshtuar vendimin e BE-së për shpërndrajen e refugjatëve gjatë vitit 2015, si një formë solidariteti me Greqinë dhe Italinë./arbresh.info/
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...