Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk, është shprehur se ka zhvilluar një dialog të ngushtë me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE) për emërimet e reja, sipas tij, “për t’u bashkuar në një vendim të përbashkët”, transmeton Anadolu Agenci (AA).
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg, Tusk theksoi se nuk duhet të ketë tensione midis PE-së dhe Këshillit të BE-së sepse, sipas tij, që të dy institucionet përfaqësojnë demokracinë evropiane.
“Unë kam zhvilluar një dialog të ngushtë me përfaqësuesit e PE-së për emërimet e reja presidenciale. Unë e bëra këtë jo vetëm në respekt për institucionin, por në të njëjtën kohë edhe për t’u bashkuar në një vendim të përbashkët”, tha Tusk duke theksuar se të dy institucionet duhet të veprojnë në bashkëpunim për “zhvillimin e Evropës”.
“Evropa Lindore mund të përfaqësohet më mirë”
Pasi ka vënë në dukje se Këshilli i BE-së propozoi për herë të parë dy gra për pozita të larta, ai tha se “Shpresoj se ky vendim do të ndikojë pozitivisht në pikëpamjet e PE-së”.
Evropa mund të balancojë fuqitë globale duke vepruar së bashku, tha Tusk, duke shtuar se marrëveshja e arritur përfshin të gjitha shtetet anëtare, por sipas tij duhet bërë përparim nga pikëpamja për të përfaqësuar më mirë vendet e Evropës Lindore sa i përket diversitetit gjeografik.
Pas disa ditë bisedimesh të liderëve të BE-së, janë paraqitur kandidatë për presidente e Komisionit Evropian, ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, president i Këshillit të BE-së, kryeministri belg Charles Michel, përfaqësues i Lartë i BE-së, ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, ndërsa drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), francezja Christine Lagarde, kryetare e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Pozicionet e Presidentit të Komisionit të BE-së dhe të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së duhet të miratohen nga shumica e anëtarëve të PE-së.
Miratimi i anëtarëve të PE-së pritet më 16 korrik.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...