Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson janë përleshur se kujt do t’i mbetet faji në rast të një Brexit pa marrëveshje.
Por, duke folur në një konferencë të Samitit G7, Tusk tha se nuk do të bashkëpunojë për Brexit pa marrëveshje shkruan Arbresh.info
Tusk dhe Johnson pritet të takohen të dielën për të diskutuar Brexitin.
Që kur mori mandatin, Johnson ka insistuar se Britania do të largohet nga BE-ja më 31 tetor.
Tusk kishte thënë se Johnson është kryeministri i tretë që i duhet ta takojë që kur Britania votoi ta dalë nga BE-ja më 2016.
“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë ide që janë funksionale. realiste dhe të pranueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Shpresoj se kryeministri Johnson nuk do të mbes në histori si ‘Zotri pa marrëveshje”.
Kryeministri Johnson dëshiron të rinegociojë Irlandën, një pikë kyçe e marrëveshjes së Brexit-it që ka për qëllim të parandalojë një kufi të mundshëm në ishullin e Irlandës pas Brexit-it.
Kryeministri britanik, Boris Johnson më herët i ka thënë Bashkimit Evropian se plani për të krijuar ndalesë në kufirin irlandez, duhet të pezullohet, pasi është “i paarritshëm” dhe “jodemokratik”.
Në një letër të nisur drejt presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, Johnson ka thënë se ndalesa që synon të parandalojë krijimin e një kufiri të ashpër mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, rrezikon dëmtimin e procesit të paqes në atë zonë.
Nëse ky plan largohet nga diskutimi, ai ka pretenduar se marrëveshja për Brexit do të miratohet në Parlament./Arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...