Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas përgatitjeve të samitit të G20tës thotë se janë të vendosur të mbrojnë dhe forcojnë rendin ndërkombëtar.
Sa i përket migracionit, ai pret që të shtohet edhe një referencë shumë konkrete në luftën kundër kontrabandistëve, shkruan arbresh.info.
Më poshtë ju sjellim të plotë fjalën e presidentit Tusk:
Më lejoni të ndaj vetëm një reflektim politik. Fakti që po takohemi këtu sot është shembulli më i mirë se Evropa po merr më shumë përgjegjësi në nivel ndërkombëtar në këto kohë të turbullta.
Kur flasim për sfidat më të mëdha globale, Evropa bëhet një pikë referimi për të gjithë ata që vlerësojnë demokracinë liberale dhe të drejtat e njeriut, tregtinë e lirë dhe të ndershme, luftën kundër ndryshimeve klimatike, varfërinë dhe dhunën.
Ne jemi të vendosur të mbrojmë dhe madje ta forcojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kjo është arsyeja pse ne do të flasim me një zë në samitin e G20 javën e ardhshme.
Kur është fjala për migracionin, vetëm një vërejtje: tashmë ekziston një gjuhë shumë ambicioze dhe e përgjegjshme e propozuar nga Kancelarja Merkel.
Sugjerimi im është që ndoshta ne mund të shtojmë edhe një referencë shumë konkrete në luftën kundër kontrabandistëve. Ne mund t’i bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të G20 që të marrin në konsideratë, për shembull, sanksionet e OKB kundër kontrabandistëve.
Për të futur kontrabandistët në listën e OKB-së, ne kemi nevojë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB të bien dakord.
Formati G20 duket të jetë një forum i mirë për ta sjellë atë në tavolinë.
/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...