Google ADS

Tusk: BE do të veprojë në unitet përballë politikave të Trumpit

23:29 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian (BE), Donald Tusk tha se BE do të veprojë në unitet pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump i cili njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Tusk tha se “BE-ja do të veprojë në unitet përballë politikave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në lidhje me tregtinë”.

Pasi ka rikujtuar se liderët e BE-së do të mblidhen së bashku më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Tusk ka ndarë informacionin se çështjet për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe për tregtinë do jenë në axhendën e samitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme