Google ADS

Turqia zyrtarisht themelon agjencinë hapësinore

10:04 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gazeta zyrtare e Turqisë publikoi një dekret presidencial i cili njofton themelimin e agjencisë hapësinore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit Agjencia Turke Hapësinore, do të përgatisë dhe zhvillojë Programin Kombëtar Hapësinor në përputhje me politikat e përcaktuara nga presidenti i Turqisë.

Agjencia do të ketë autonomi financiare dhe administrative si dhe buxhet të posaçëm.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në muajin gusht tha se një agjenci turke e hapësirës do të formohet këtë vit, siç ishte përcaktuar në planin e veprimit 100 ditor të Turqisë.

“Punimet për të formuar agjencinë turke të hapësirës do të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka deklaruar Varank.

“Ne jemi duke formuar agjencinë turke të hapësirë për të përforcuar industrinë tonë të hapësirës ajrore, për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe burimet njerëzore në fushën e teknologjisë hapësinore si dhe për të rritur kapacitetet dhe aftësitë tona”, tha ai.

Sipas tij, agjencia gjithashtu do të bëjë bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh me homologët e saj ndërkombëtarë duke mbrojtur të drejtat e Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme