Turqia zotohet të kontribuojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike

01:47 | 1 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Turqia u zotua të kontribuojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Angazhimi i Turqisë kundër ndryshimeve klimatike u theksua në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të vendit të kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin Ankara. Takimi zgjati rreth tri orë e gjysmë.

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, këshilli tha se planet e veprimit global kundër kërcënimit të ndryshimit të klimës duhet të zbatohen.

Për çështjen e Qipros dhe blerjet e Greqisë të armëve nga Franca, këshilli tha se mbështetja e veprimeve të njëanshme të Greqisë dhe administratës greke qipriote do të thellojë mosmarrëveshjet në rajon.

Deklarata gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë së bashku dhe të marrë përgjegjësi për të kapërcyer krizën humanitare në Afganistan.

Duke vënë theksin mbi sulmet e intensifikuara kohët e fundit kundër civilëve në veri të Sirisë nga regjimi i Bashar al-Asadit, këshilli tha se veprimet që synojnë civilët dhe dëmtojnë stabilitetin do të prishin ekuilibrin e brishtë në rajon dhe do të pengojnë një zgjidhje të qëndrueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme