Turqia është zgjedhur anëtare e Bordit të Organizatës së OKB-së, UNESCO, raporton Anadolu.
Një total prej 134 shteteve votuan që Turqia të hyjë në bordin ekzekutiv për periudhën 2017-2021, transmeton portali arbresh.info
Votimi nodhi gjatë sesionit të 39-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.
Ministri turk i Edukimit, Ismet Yilmaz prezantoi kërkesën e Turqisë javën e shkuar dhe tha se vendi i tij “beson fuqishëm në misionin e kësaj organizate në ndërtimin e paqes në mendjen e burrave dhe grave”.
Më parë Turqia ishte anëtare e bordit për dy mandate katërvjeçare: 1946-1951 dhe 1958-1966.
Bordi ekzekutiv i UNESCO-s përbëhet nga 58 vende anëtare, të cilët zgjidhen për një mandat katërvjeçar, gjatë të cilit ata diskutojnë dhe negociojnë vendimet kyçe./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...