Turqia zemërohet pasi Suedia refuzon të ekstradojë një gazetar

15:58 | 20 Dhjetor 2022
E.H

Turqia është zemëruar me refuzimin e Suedisë që të ekstradojë një gazetar, të cilin Ankaraja e kërkon në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Stokholmit në NATO.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dëshiron që Suedia të kthejë dhjetëra persona që Ankaraja dyshon se janë të përfshirë në grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016 apo se janë anëtarë të milicisë së ndaluar kurde, që edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i cilësojnë si “terroristë”.

Por, tani kryeredaktori i të përditshëm Zeman, Bulet Kenes, ishte i vetmi person që Erdogan e përmendi me emër.

Gjykata Supreme e Suedisë ka arsyetuar vendimin për bllokimin e ekstradimit duke u thirrur në rrezikun se Turqia “do të ndjekë penalisht bazuar në pikëpamjet politike të këtij personi”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se ky vendim i gjykatës suedeze kërcënon progresin që palët kanë arritur gjatë muajsh bisedime për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Refuzimi i kërkesës sonë për ekstradimin e Bulent Kenes është një zhvillim shumë negativ”, tha Cavusoglu për gazetarët.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Turqia dhe Hungaria janë dy shtetet e vetme të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e këtyre dy shteteve në aleancën ushtarake./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme