Turqia thuhet të ketë bërë një zbulim të burimit energjetik, me shumë gjasë gaz natyror në Detin e Zi, raportojnë disa agjenci të lajmeve.
Një zyrtar turk konfirmoi që është gjetur burim energjie, por që nuk e ka elaboruar më shumë, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, një raport i Bloomberg, duke përmendur dy persona me njohuri për këtë çështje, tha se zbulimi është bërë në Detin e Zi.
Një raport i përditshëm Haberturk thoshte se anija shpuese Fatih-1 e Turqisë zbuloi gaz në dy lokacione të veçanta, pranë lumit Danub dhe në rajonin Kiyikoy përgjatë brigjeve të Trakisë.
Presidenti turk Tayyip Erdogan tha më herët të Mërkurën se ai do të njoftonte lajmet “shumë të mira” të premten që do të jepnin “një epokë të re” për vendin.
“Nëse e njoftoj tani, ngazëllimi do të zhdukej”, tha ai.
Pas komenteve të Erdoganit, aksionet në kompaninë e rafinerisë Tupras dhe prodhuesi petrokimik Petkim u hodhën dukshëm, duke shkaktuar spekulime se Erdogan do të njoftonte zbulimin e një rezervë nafte ose gazi./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...