Turqit po shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ri dhe anëtarët e parlamentit të ri të vendit. Qendrat e votimit mbyllen në orën 17:00 dhe vlerësimi i parë i rezultateve pritet rreth orës 21:00.
Rreth 64 milionë persona janë të regjistruar në listat zgjedhore (nga 85 milionë banorë gjithsej). Prej tyre, 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit.
5.2 milionë të tjerë janë të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë. Ata nuk kanë njohur asnjë lider tjetër përveç Rexhep Tajip Erdogan.
Qindra vëzhgues janë në 50,000 qendrat e votimit që u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00, duke përfshirë zonat e Turqisë jugore, të cilat pësuan dëme të tmerrshme kur goditi tërmeti i 6 shkurtit.
Këshilli i Europës pritej të dërgonte 350 vëzhgues, përveç përfaqësuesve zgjedhorë të emëruar nga partia, duke përfshirë 300,000 nga opozita. Në zgjedhjet e 2018 pjesëmarrja e ka kaluar 86%.
Në fletëvotimet për zgjedhjet presidenciale janë katër kandidatë. Rexhep Tajip Erdogan , 69 vjeç, në pushtet prej 20 vitesh, kandidon për rizgjedhje. Ai është kandidat i Partisë Konservatore Islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
Kundërshtari i tij kryesor është Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP, socialdemokrate, e themeluar nga Mustafa Kemal në rrënojat e Perandorisë Osmane).
Sinan Ogan, ish-deputet i ekstremit të djathtë, është gjithashtu kandidat, por sondazhet e fundit i japin vetëm 5% të votave. I katërti është Muharrem Ince, i cili tërhoqi kandidaturën të enjten, por ishte vonë për të tërhequr emrin e tij nga fletët e votimit.
Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën sot, raundi i dytë do të mbahet më 28 maj. Në zgjedhje, 600 deputetët e parlamentit turk, roli i të cilëve u ul pas rishikimit të Kushtetutës në 2017 dhe vendosjes së një sistemi presidencial, do të zgjidhen me përfaqësim proporcional.
Opozita aspiron jo vetëm të përmbysë balancën e pushtetit, por të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në mënyrë që të rishikojë Kushtetutën./abcnews.al
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...