Turqia vazhdon të shpëtojë refugjatët e braktisur në det nga Greqia

18:33 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Ekipet e rojës bregdetare greke duke vazhduar shkeljen e të drejtave të njeriut, braktisën 22 refugjatë në mes të detit me një gomone shpëtimi që nuk ka aftësi lëvizëse.

Sipas informacionit që Anadolu Agency (AA) ka marrë nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, mësohet se elementët e rojës bregdetare greke vazhdojnë të shkelin të drejtat e njeriut dhe rregullat e ligjit ndërkombëtar duke kthyer mbrapsht në ujërat turke dhe duke rrezikuar jetën e refugjatëve të cilët përpiqen të kalojnë në Greqi nga Deti Egje.

Elementët e rojës bregdetare greke i braktisin në situatë të pashpresë refugjatët në mes të detit duke i konfiskuar bidonët e benzinës dhe duke i prishur motorët e gomoneve. Dhe pasi i hipin në gomone shpëtuese pa aftësi lëvizëse i tërheqin ata në ujërat territoriale turke.

– Gomonet e refugjatëve i lidhin me litar dhe i tërheqin

Më 29 prill roja bregdetare greke tërhoqi deri në ujërat turke një gomone shpëtimi në gjendje skrapi që kishte në bord 22 refugjatë prej të cilëve 16 sirianë, 2 palestinezë, 2 egjiptianë, një libian dhe një nga Jemeni, të cilët arritën të kalonin në ishujt grekë nga brigjet në Kepin Dip në rajonin Didim në qytetin Aydin.

Refugjatët e braktisur drejt vdekjes u shpëtuan nga ekipet e rojës bregdetare turke. Braktisja drejt vdekjes dhe shpëtimi i refugjatëve u filmua edhe nga kamerat.

– “Na lanë në pritje në mal për 2 ditë pa ujë dhe të uritur”

Një nga refugjatët shpjegoi situatën dëshpëruese duke theksuar se Greqia i ka lënë në pritje për 2 ditë në mal pa ujë dhe të uritur, ndërsa më pas janë lënë në mes të detit me një gomone ku prej aty janë shpëtuar më pas nga roja bregdetare turke.

Ndërsa një tjetër refugjat bëri të ditur se në ishullin grek Rodos qëndruan 15 ditë duke i dhënë ushqim një herë çdo ditë vetëm bukë dhe pilaf dhe pasi i kanë hipur natën në një varkë të madhe janë braktisur në det drejt vdekjes.

– Në dy muaj janë shpëtuar 170 refugjatë

Në 9 ngjarje të përjetuara në muajt mars-prill, roja bregdetare turke ka shpëtuar 170 refugjatë të cilët janë tërhequr në ujërat turke nga roja bregdetare greke me gomone shpëtimi në gjendje të keqe të cilat gjithashtu nuk kanë aftësi lëvizëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme