Google ADS

Turqia vazhdon kërkimet në ujrat e diskutueshëm

23:57 | 22 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Turqia njoftoi sot se anija kërkimore “Oruch Rice” do të vazhdojë misionin e saj pranë bregdetit jugor të vendit deri në mes të qershorit, raporton Reuters.

Kjo anije kërkimore operonte në ujërat e diskutueshme në Mesdheun Lindor mes një serie mosmarrëveshjesh midis Turqisë dhe Greqisë, transmeton portal arbresh.info

Anija kërkimore “Oruch Rice”, e shoqëruar nga dy anije luftarake, do të vazhdojë misionin e saj pranë brigjeve të Antalias dhe kjo lëvizje ka shumë të ngjarë të çojë në një konflikt me Greqinë.

Misioni do të zgjasë për gjashtë muaj, nga 22 dhjetori i këtij viti deri më 15 qershor të vitit të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm turk Melvut Çavusoglu tha javën e kaluar se Ankaraja, megjithë sanksionet e mundshme të BE-së, nuk do të heqë dorë nga të drejtat dhe interesat e saj në Mesdheun Lindor.

Në një samit gjatë këtij muaji, krerët e BE-së ranë dakord që të përgatisin sanksione të kufizuara për disa individë në Turqi.

Krerët e BE planifikojnë gjithashtu të diskutojnë eksportet e armëve në Turqi me aleatët e NATO-s dhe Uashingtonin, pasi Greqia “shtyu” futjen e një embargo armësh.

Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për kufijtë detarë dhe të drejtat për burimet e mundshme të naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor. Tensionet u thelluan në gusht, kur Ankaraja dërgoi anijen “Oruch Rice” në ujërat që Athina i konsideron të vetat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme