Mediet shtetërore kanë raportuar se prokurorët turq e kanë urdhëruar arrestimin e më shumë se 200 ushtarakëve për lidhje të dyshimta me puçin e dështuar të vitit 2016. Prokurori publik i Stambollit e ka urdhëruar arrestimin e 219 personave që janë pjesë e personelit ushtarak, përfshirë katër kolonelë dhe pesë lejtnantë.
Qeveria turke e ka fajësuar klerikun Fetullah Gylen për organizimin e puçit, gjatë të cilit ishin vrarë 250 njerëz. Sidoqoftë, ai i ka mohuar këto akuza. Prej asaj kohe, autoritetet turke i kanë arrestuar më shumë se 50 mijë njerëz, përfshirë shërbyes civilë, gazetarë dhe mësues, të cilët dyshohen se janë përkrahës të Gylenit.
Mijëra të tjerë janë shkarkuar nga vendet e punës për të njëjtat dyshime. Kritikët e Erdoganit e akuzojnë atë se e ka shfrytëzuar puçin e dështuar si pretekst për t’i luftuar kundërshtarët. Në anën tjetër, autoritetet turke kanë deklaruar se këto masa janë të nevojshme për t’i luftuar kërcënimet e sigurisë kombëtare, shkruan “Free Europe”.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...