Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson e përshëndeti vendimin si një “hap të rëndësishëm” dhe, në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, hodhi poshtë pretendimet që zyrtarët e saj i kishin pranuar “100%” kërkesat e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit dhe si anëtarë të NATO-s, gjithashtu do ta bëjmë këtë me bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë,” tha Andersson, transmeton portal arbresh.info
Ajo tha gjithashtu se autoritetet suedeze janë duke punuar për kërkesat e Turqisë, në lidhje me ekstradimet, gjithnjë në përputhje me ligjin vendas dhe europian.
Turqia fillimisht kishte kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë, së bashku me atë të Finlandës – me arsyetimin se ata strehonin aktivistët kurdë të konsideruar nga Ankaraja si terroristë./arbresh.info/
Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen...
SHBA-ja i ofron ndihmë të re Ukrainës
“Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, Driloni ia fshin s...
Xhaka në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Dortmundit, Alonso tre...
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova është më e fo...
Meloni: Jemi gati të aktivizojmë qendrat e emigrantëve në Sh...