Kundërshtimi i Turqisë e pati ndikimin e vet: Të dërguarit e NATO-s nuk arritën sot një konsensus të mërkurën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë, thanë diplomatët.
Takimi u mbajt në selinë e aleancës në Bruksel pasi ambasadorët e dy vendeve nordike paraqitën kërkesat me shkrim për t’u bashkuar me organizatën ushtarake, një lëvizje që shënon një nga pasojat më të mëdha gjeopolitike të luftës së Rusisë në Ukrainë – dhe që mund të rishkruajë hartën e sigurisë së Europës.
Diplomatët nuk pranuan të thonin saktësisht se kush ose çfarë po e pengonte procedurën. Por Turqia e ka bërë të qartë publikisht se nuk pajtohet me këtë lëvizje, teksa presidenti Rexhep Tajip Erdogan këmbëngul se Finlanda dhe Suedia duhet të tregojnë më shumë respekt për shqetësimet turke rreth terrorizmit.
Ai po refuzon të heqë dorë nga ajo që ai thotë se është mbështetja e supozuar e këtyre dy vendeve për militantët kurdë. Madje së fundi, sipas disa raporteve në media, ka kërkuar prej tyre që të ddorëzojnë 30 terroristë të PKK-së sic i quan ai në këmbim të dritës jeshile të Ankarasë për anëtarësimin. Kundërshti duket se nuk ka vetëm Turqia megjithatë.
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic dëshiron që vendi i tij të ndjek shembullin e Ankarasë në përpjekje për të bllokuar përpjekjet e këtyre dy vendeve për anëtarësim. Milanoviç ka mormarrëveshje të thella me Kryeministrin Andrej Plenkovic për shumë çështje, përfshirë nëse duhet mbështetur ose jo kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në aleancë. Përpara se parlamenti i Kroacisë të ratifikojë anëtarësimin në NATO për të dy vendet nordike, Milanovic kërkon një ndryshim të ligjit zgjedhor të Bosnjes fqinje që do ta bënte më të lehtë për kroatët e Bosnjës të zgjedhnin përfaqësuesit e tyre në poste drejtuese. /Tch
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre