Diskutimet midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO do të vazhdojnë dhe një samit i aleancës në Madrid javën e ardhshme nuk është një afat përfundimtar, tha Turqia pas bisedimeve në Bruksel të hënën.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Por, ato janë përballur me kundërshtimin e Turqisë, e cila është zemëruar nga ajo që thotë se është mbështetja e Helsinkit dhe Stokholmit për militantët kurdë dhe embargove të armëve ndaj Ankarasë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Javën e kaluar, Turqia tha se dokumentet që mori nga Suedia dhe NATO në përgjigje të kërkesave të mëparshme me shkrim që paraqiti për të dy kandidatët ishin larg përmbushjes së pritjeve të saj dhe çdo negociatë duhet së pari të adresojë shqetësimet turke.
Duke folur për gazetarët në Bruksel së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm Sedat Onal, zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin tha se Ankaraja pret që Suedia të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në lidhje me veprimet e grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në vendin e saj.
Çdo përparim në ofertat e anëtarësimit nordik “tash varet nga drejtimi dhe shpejtësia me të cilën këto vende do të ndërmarrin hapa,” tha ai.
Bisedimet në Bruksel me zyrtarë nga Suedia, Finlanda dhe NATO u mbajtën në një “atmosferë të hapur dhe të sinqertë”, tha ai.
“Mesa i shohim, me hapat që po bëhen, të gjithë do të kemi mundësi të vlerësojmë drejtimin e këtij procesi”, tha ai.
Onal tha se Turqia priste një ndryshim të qasjes nga Suedia dhe Finlanda dhe Ankarasë i duheshin “premtime detyruese” për të adresuar shqetësimet e saj./arbresh.info/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...