Turqia thotë se po vetëmbrohet në Siri

21:37 | 14 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Turqia ka justifikuar ofensivën e saj të vazhdueshme në Sirinë verilindire në Kombet e Bashkuara, duke thënë se po ushtron të drejtën e saj për vetëmbrojtje nën Kartën e OKB-së.

Ankaraja tha se ofensiva ushtarake është ndërmarrë për të kundërshtuar një “kërcënim të menjëhershëm terrorist” dhe për të siguruar sigurinë e kufijtë e saj nga milicitë kurde, të cilët Turqia i quan terroristë, transmeton portali arbresh.info

Që nga viti 2014, kurdët kishin luftuar së bashku me forcat amerikane për mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri.

Ofensiva turke në Siri ka filluar pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi trupat amerikane që të tërhiqeshin nga verilindja e Sirisë, veprim i cili është cilësuar si tradhëti ndaj kurdëve dhe si hapje e dyrve për pushtimin turk në vend.

Aksioni ushtarak i Ankarasë krijon një përplasje të mundshme midis trupave qeveritare turke dhe siriane, pasi kurdët tani janë drejtuar Damaskut për mbështetje.

Ofensiva ka ngritur tërë botën në ankth, pasi po spekulohet se pas sulmeve mund të ringjallet Shteti Islamik, mëqe kurdët nuk janë të përqendruar në ruajtjen e tyre në izolim.

Qëndrimi i Turqisë është që grupi kryesor kurd në Siri është i lidhur me një grup të jashtëligjshëm kurd në Turqi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. I njohur si PKK, ai grup ka zhvilluar një konflikt 35-vjeçar kundër shtetit turk që ka lënë dhjetëra mijëra njerëz të vdekur.

Ambasadori amerikan i Turqisë Feridun Sinirlioglu tha në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit të datës 9 tetor se operacioni i tij kundër terrorizmit do të jetë “proporcional, i matur dhe i përgjegjshëm”.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se të paktën 160 mijë civilë janë zhvendosur së fundmi dhe se aksioni ushtarak është duke lënë të vdekur shumë viktima civile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme