Raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është “i padrejtë dhe paragjykues”, ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë.
Në raportin e trupit ekzekutiv të BE-së, të publikuar të mërkurën, Turqia është kritikuar për kthim mbrapa në standardet demokratike, sundim të ligjit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në pavarësinë e gjyqësorit.
“Ne i kundërshtojmë kategorikisht pretendimet dhe kritikat e pajustifikuara, kryesisht për kriteret politike dhe kapitullin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore”, ka thënë Ministria e Jashtme turke, përmes një deklarate.
Komisioni ka thënë, po ashtu, se Turqia nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret për sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe të drejta themelore në luftën kundër terrorizmit.
Ministria turke ka thënë se supozimet janë të padrejta dhe vënë në pah “mungesën e sinqeritetit të BE-së dhe standardet e dyfishta”, duke shtuar se çështjet që lidhen me të drejtat themelore, janë të diskutueshme edhe brenda vendeve të bllokut evropian.
Gjetjet e këtij raporti rrezikojnë t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, për shkak të çështjeve të lidhura me migrimin dhe së fundi për shkak të qëndrimeve për luftën Izrael-Hamas.
Rruga e Turqisë për anëtarësim në BE është bllokuar me vite, ndonëse bisedimet për anëtarësim patën nisur më 2005./REL/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...