Google ADS

Turqia do të bëjë përpjekje për anulimin e vendimit të Trumpit mbi Jerusalemin

15:06 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Turqia do të bëjë përpjekje për anulimin e vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump mbi Jerusalemin, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, njoftojnë mediat e vendit.

Çështja e njohjes së Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit do të paraqitet në Këshillin e Sigurimit të OKB për diskutim, vuri në dukje Erdogan, transmeton portali arbresh.info

“Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është e paligjshme dhe ne besojmë se SHBA do të anulojë vendimin e saj,” tha Erdogan.

Më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump shpalli se SHBA e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Izraeli e shpalli Jerusalemin kryeqytetin e tij pas përfundimit të Luftës së Pavarësisë në vitin 1949. Në vitin 1967, pas Luftës së Gjashtë Ditëve, ai pushtoi Jerusalemin Lindor dhe e bashkoi atë me Jerusalemin Perëndimor, por OKB-ja nuk e njohu këtë.

Ambasadat e vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin janë të vendosura kryesisht në Tel Aviv, Herzliya dhe Ramat Gan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme