Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij do të jetë prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike komerciale falë investimit të ri të një kompanie të madhe automobilistike në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapaciteti i prodhimit të baterive të Turqisë do të zgjerohet me 130 mijë njësi me investimin e ri të Ford Otosan, një ndërmarrje e përbashkët e Koç Holding dhe Ford, theksoi Erdoğan gjatë një ngjarje në kryeqytetin Ankara.
Kompania automobilistike me bazë në Turqi, Ford Otosan, do të hapë fabrikën e saj të montimit të baterive për automjete elektrike në vitin 2022 në provincën industriale Kocaeli.
Qeveria u ka dhënë stimuj të ndryshëm bizneseve për ta bërë sektorin privat motor të zhvillimit të vendit, tha Erdoğan.
Duke qëndruar në krye si sektori kryesor i eksportit të Turqisë, eksportet e industrisë së automobilave në vitin 2020 tejkaluan 25 miliardë dollarë përkundër pandemisë, vuri në dukje ai.
Turqia eksportoi më shumë se 900 mijë automjete në 180 vende në pesë kontinente vitin e kaluar, tha Erdoğan, duke shtuar: “Ky vrull që arritëm në vitin 2020 na mundësoi të bëjmë një fillim të fuqishëm të vitit 2021”.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA