Turqia synon të hyjë në mesin e 10 ekonomive të para të botës deri në vitin 2023

07:22 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të hyjë në mesin e 10 ekonomive të para të botës deri në vitin 2023.

Gjatë një fjalimi në Kompleksin Presidencial në Ankara përpara kajmekamëve nga të gjitha rrethet e vendit, kreu i shtetit turk theksoi se që nga viti 2002 e këtej të ardhurat kombëtare për frymë janë rritur nga 3.500 dollarë, në 11.000 dollarë; ndërkohë që një progres i konsiderueshëm është shënuar edhe në nivelin e arsimit.

Duke u ndalur mbi zhvillimeve ekonomike në Turqi, Erdogan tha se ka ndryshuar synimi për t’u renditur në mesin e 20 ekonomive të para deri në vitin 2023 dhe se tashmë objektivi i ri është të hyjnë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha të botës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme