Udhëtarët që vijnë nga Japonia, Tajvani, Hong Kongu, Singapori, Koreja e Jugut dhe Malajzia do të skanohen me kamera termike.
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, tha se duke filluar nga 5 shkurti e deri në fund të muajit, do të suspendohen të gjitha fluturimet nga Kina.
Ministri Koca gjithashtu tha se Turqia do të fillojë të skanojë me kamera termike udhëtarët që vijnë nga Japonia, Tajvani, Hong Kongu, Singapori, Koreja e Jugut dhe Malajzia.
Ai tha se askush prej personave nuk ishte pozitiv në testimet për koronavirusin në spitalin Zekai Tahir Burak në Ankara, ku nga 1 shkurti janë vendosur nën karantinë gjithsej 32 shtetas turq dhe 10 shtetas të huaj të evakuuar nga Kina.
Koronavirusi i ri, i njohur si 2019-nCoV, deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 362 personave që nga paraqitja e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Mbi 17.200 persona janë infektuar nga epidemia që besohet të jetë transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.
Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 24 shtete, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Tajlandën, SHBA-të, Singaporin, Francën, Vietnamin, Malajzinë, Kamboxhian, Sri Lankan, Filipinet, Indinë, Nepalin dhe Kanadanë.
Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën. Disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në qytetin Wuhan.
Japonia, Koreja e Jugut, SHBA, Australia, Pakistani, India, Franca, Gjermania, Indonezia dhe Turqia kanë evakuuar shtetasit e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit vdekjeprurës./AA/
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...