Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka bërë thirrje për hapa të përbashkët të cilët do të përmirësonin marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë.
Në një intervistë për të përjavshmen gjermane Der Spiegel, Cavusoglu ka shprehur shpresën se Ankaraja dhe Berlini do të rikthejnë marrëdhëniet ashtu siç kanë qenë më parë, sidomos tashmë kur zgjedhjet në Gjermani kanë përfunduar, ndërsa bashkë me to edhe çështja e shumëpërfolur në fushatë, Turqia dhe anëtarësimi i saj në BE.
“Nuk shoh ndonjë arsye për të pasur probleme midis Gjermanisë dhe Turqisë”, tha Cavusoglu dhe theksoi se ishte i gatshëm të bënte përpjekje për normalizimin e lidhjeve. “Unë i kam thënë tashmë mikut tim Sigmar Gabriel para zgjedhjeve: Le të shikojmë përpara. Nëse merr një hap drejt nesh, ne do të ndërmarrim dy hapa drejt jush,”, tha ai, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marrëdhëniet mes dy vendeve pësuan një pengesë të madhe gjatë fushatës zgjedhore, pasi politikanët gjermanë sulmuan ashpër presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të përdor një ton më të ashpër ndaj Turqisë, si dhe bënë thirrje për tu dhënë fund negociatave të Turqisë me BE-në.
Cavusoglu tha se Turqia asnjehërë nuk ka dëshiruar një konfrontim me Gjermaninë, por se vetëm është kundërpërgjigjur në retorikën në rritje anti-Turqi dhe anti-Erdogan, në shtetin ku jetojnë rreth 3 milionë turq.
“Presidenti Erdogan vetëm se është përgjigjur në sulmet që vinin nga Gjermania. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me qeverinë federale gjermane në një mënyrë të besueshme”, tha ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...