Turqia shpëton 41 azilkërkues në Egje

14:06 | 1 Shtator 2020
Arbresh.info

Rojet bregdetare turke sot kanë shpëtuar 41 azilkërkues të cilët u shtynë nga autoritetet bregdetare greke në ujërat turke në brigjet e Egjeut, bëjnë të ditur burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i rojës bregdetare u dërgua në zonën pranë bregut të rrethit Datca në provincën jugperëndimore Mugla pasi mori informacione se azilkërkuesit ishin bllokuar në një gomone.

Ata u sollën në port dhe u transferuan në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme