Google ADS

Turqia shpërfill ultimatumin e Pentagonit

14:06 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Turqia ka shpërfillur ultimatumin e Shteteve të Bashkuara për të anuluar porosinë e sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka thënë se ‘askush’ nuk është në pozitë për t’i dhënë ultimatum Turqisë kur vjen puna te politika, transmeton portali arbresh.info.

Këto komente kryediplomati turk i bëri kur u pyet mbi letrën e Sekretarit në Detyrë i Mbrojtjes Patrick Shanahan ku kërcënonte Ankaranë me bllokim të dërgesave të F-35 nëse vazhdon tutje me blerjen e S-400.

Duke folur me gazetarët të enjten në një konferencë shtypi me homologun e tij francez, Cavusoglu tha se letra e shefit të Pentagonit nuk do ta bëjë Turqinë të kthehet në S-400, dhe përsëriti thirrjen e Ankarasë për të krijuar një grup pune, me pjesëmarrjen e Rusisë, për të adresuar çdo shqetësim të SHBA-së mbi sistemin rus të mbrojtjes ajrore.

Javën e kaluar, Shanahan i dërgoi homologut të tij turk Hulusi Akar një listë veprimesh që SHBA do të merrte nëse Ankaraja shkonte përpara me marrëveshjen e saj të mbrojtjes me Rusinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme