Turqia shënon mbi 200 viktima me COVID-19

19:54 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Turqia ka regjistruar 253 viktima me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Deri më tani në Turqi janë regjistruar 19,624 viktima me COVID-19.

Gjithashtu edhe numri i rasteve është rritur, brenda 24 orëve janë shënuar 15,118 raste ditore duke rritur numrin total në 2,133,373 raste.

Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja është futur në karantinë gjatë vikendeve për të ulur numrin e rasteve me COVID-19, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme