Turqia së shpejti nisë një operacion kundër YPG-së në Siri

20:07 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti turk është zotuar të spastrojë terrorizmin përgjatë kufirit me Sirinë, pasi sulmoi luftëtarët e mbështetur nga SHBA-të me zjarr artilerie.

Operacioni ushtarak në Sirinë veriore kundër qytetit të Afrinit, i kontrolluar nga grupi i armatosur kurd YPG, do të nisë në ditët në vazhdim, ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdogan për Anadolu, transmeton portali arbresh.info

Ai ka thënë se sulmi në Afrin do të jetë një zgjerim i Operacionit Mburoja në Eufrat, i cili kishte cak Shtetin Islamik në Irak, si dhe YPG-në.

Beteja tetë mujore mbaroi zyrtarisht në mars të vitit 2017.

Ushtarët turq momentalisht janë me bazë në territorin e mbajtur nga rebelët në të dyja anët e Afrinit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme