Në takimin që do të zhvillohet nesër për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës, pritet që ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të njoftojnë Komitetin që do të hartojë kushtetutën e re në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për krizën siriane, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu nesër në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë do të takohet me homologët e tij, atë rus dhe iranian.
Në takimin i cili do të kryesohet nga përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura pritet që përfaqësuesit katërpalësh të shpallin formimin e Komitetit Kushtetues.
Në kuadër të Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), kushtetuta siriane parashihet të rishkruhet gjatë procesit të tranzicionit politik. Në Dialogun e Kongresit Kombëtar të mbajtur në janar të vitit 2018 në Soçi, mes palëve siriane dhe përfaqësuesve të OKB-së, Turqisë, Iranit dhe palës pritëse Rusisë, u mor vendimi për themelimin e Komitetit Kushtetues.
Në Komitetin Kushtetues, i cili do të përbëhet nga 150 persona, regjimi dhe opozitarët do të përcaktojnë nga 50 persona, ndërsa De Mistura do të përzgjedhë 50 përfaqësues nga intelektualët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile siriane.
Palët të cilat kishin arritur dakordësim për një periudhë relativisht të shkurtër mbi grupin e parë prej 50 presonash, së fundmi nuk arrritën dakordësim për shkak të qëndrimit të pakompromis të regjimit.
Gjatë gjithë vitit De Mistura në Gjenevë zhvilloi takime me delegacionet e vendeve garantuese, regjimin dhe komitetet e opozitës, ndërkohë që edhe zyrtarët turq, rusë dhe iranianë u takuan shumë herë për të rënë dakord mbi emrat e anëtarëve të komitetit.
Turqia, gjatë takimeve ka theksuar se Komiteti duhet të jetë në cilësinë i “balancuar dhe i besueshëm”.
Në samitin me temë Sirinë të mbajtur më 27 tetor në Stamboll, liderët e Turqisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës ishin dakordësuar për krijimin e Komisionit deri më 31 dhjetor.
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri