Turqia rihap ambasadën e saj në Siri

07:28 | 14 Dhjetor 2024
K.B

Turqia do të rihapë ambasadën e saj në Siri brenda ditës, njoftoi ministri i Jashtëm Hakan Fidan.

“Stafi i ambasadës në Damask “janë rrugës” dhe delegacioni “do të fillojë të veprojë nesër”, tha Fidan në një intervistë rrjetin televiziv NTV.

Ambasada turke u mbyll në vitin 2012, pas një luftë civile që po përhapej në Siri.

Të dielën, një aleancë rebele e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ish krahu sirian i al-Kaedës, përmbysi regjimin autoritar të Presidentit Bashar al-Assad, në pushtet për 24 vjet.

Turqia, e cila mbështeti grupet rebele gjatë luftës, tani shihet si aktori i huaj ndoshta më me ndikim./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme