Turqia regjistron afro 2.400 raste të reja me COVID-19

20:28 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Turqia regjistroi 2.391 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 384.509, tha ministria.

Rreth 1.841 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 330.665, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 77, për të shkuar në 10.558.

Gjithsej 144.416 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 14,55 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 2.464, ndërsa 4,7 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha në Twitter se mbajtja nën kontroll e pandemisë nuk është e mundur pa zvogëluar kontaktet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme