Turqia regjistroi 1.671 raste të reja me koronavirus (COVID-19) dhe 1.396 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për shtyp, Fahrettin Koca tha se numri i të infektuarve në Turqi deri më tani ka arritur 340.450, ndërsa ai i të shëruarve në 298.368.
Ai shtoi se 115.328 teste janë kryer gjatë ditës së kaluar, duke e rritur totalin në mbi 11.96 milionë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.014, me 57 viktima të tjera, tha Koca.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 1.418, ndërsa 5,9 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia.
Koca tha se gjithsej 490.480 njerëz, të cilët synonin të udhëtonin jashtë vendit, janë testuar dhe 1.226 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Ai tha se numri i rasteve në Stamboll u rrit me 50 për qind në muajin e fundit, ndërsa kishte rënie 60 për qind në kryeqytetin Ankara.
Koca tha se më shumë se 40.000 pjesëtarë të kujdesit shëndetësor kanë rezultuar pozitivë dhe se 107 prej tyre kanë humbur jetën deri më tani.
Ai theksoi se një skanim i përgjithshëm do të përsëritet më 15 tetor, duke mbuluar 153.000 njerëz, për të matur prevalencën dhe statusin imunitar të infeksionit të virusit.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se dy prej vaksinave tani janë afër fazës së testimit tek njerëzit.
Ai tha se nuk janë duke shqyrtuar ndonjë masë në lidhje me kufizimet në Stamboll dhe se vendosja e ndalesës së lëvizjes nuk është në konsideratë.
Koca deklaroi se rrjedha e epidemisë në mesin e studentëve, të cilët kanë filluar arsimin me prani fizike, do të vlerësohet në dy javët e ardhshme.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...