Aeroplani i kompanisë kombëtare izraelite El Al, i cili u ngrit nga Varshava e Polonisë, bëri një ulje emergjente në qytetin turk të Antalias, pasi një pasagjer u sëmur dhe kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, raportojnë mediat izraelite.
Ndërkohë, autoritetet turke vonuan nisjen e avionit për në Izrael duke refuzuar ta furnizojnë me karburant, megjithëse duket se ka pasur përparim në negociatat dhe se avioni së shpejti do të mund të ngrihet.
Pasagjerëve iu tha se pritej të kalonin disa orë në tokë në Turqi, pa leje për t’u larguar nga avioni, raportoi The Times of Israel.
Të gjitha fluturimet direkte midis Izraelit dhe Turqisë janë anuluar që nga shpërthimi i luftës në Gaza dhe në maj Ankaraja njoftoi se do të ndalonte tregtinë me Tel Avivin./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...