Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ashpër ndaj Gjermanisë e cila ka dhënë leje për fushatën ku morën pjesë mbështetësit e terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë, rikujtohet se Gjermania ka marrë një vendim i cili ndalon që politikanët e shteteve të treta të takohen në këtë vend me votuesit e tyre, ku thuhet se Turqia nuk është dakord me këtë rregullim i cili nuk përputhet me demokracinë.
Përveç kësaj, në deklaratë thuhet se “zyrtarët e qeverisë turke nuk do të ndërmarrin hapa në kundërshtim me këtë rregull, por që është transmetuar tek autoritetet gjermane pritja që ndalesa e vendosur të zbatohet për të gjitha partitë politike pa asnjë dallim”.
Duke bërë të ditur se kur është mësuar se një parti politike nga Turqia do të organizojë fushatë zgjedhore në qytetin Këln i është rikujtuar kjo çështje autoriteteve gjermane dhe se janë bërë paralajmërimet e nevojshme.
“Përkundër të gjitha këtyre, leja e dhënë nga Gjermania për një aktivitet të tillë nuk ka asnjë anë të pranueshme apo të shpjegueshme. Lejimi i fushatës në fjalë, e cila është realizuar me pjesëmarrjen e simboleve të organizatës terroriste PKK dhe të degëve të saj në Gjermani, tregon shembullin e fundit të standardeve të dyfishta. Kjo qasje hipokrite, të cilën e dënojmë fuqishëm, nuk përputhet as me demokracinë, as me luftën kundër terrorizmit, as me pritjet e normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Gjermani”, thuhet në deklaratë.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...