Turqia reagon ashpër ndaj grisjes së flamurit turk nga deputeti racist grek në PE

13:41 | 30 Janar 2020
Arbresh Info

“Evropa duhet t’i thotë ‘ndal’ armiqësisë kundër Islamit dhe racizmit. Flamuri ynë do të vazhdojë të valojë ndershëm në çdo vend. Presim që PE të marrë masat e duhura lidhur me këtë palaço”, tha kryediplomati i Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar ashpër kundër grisjes së flamurit turk në Parlamentin Evropian (PE) nga ana e deputetit racist grek Ioannis Lagos.

“Këto koka raciste më së miri e dinë se si i kemi thyer ata duar të pista që prekin flamurin tonë”, ka shkruar Çavuşoğlu në Twitter.

“Fëmijët e lazdruar dhe racistë të Evropës duhet ta dinë kufirin. Evropa duhet t’i thotë ‘ndal’ armiqësisë kundër Islamit dhe racizmit. Flamuri ynë do të vazhdojë të valojë ndershëm në çdo vend. Presim që PE të marrë masat e duhura lidhur me këtë palaço”, tha kryediplomati i Turqisë.

Reagimi i Turqisë erdhi pasi Ioannis Lagos, ish-anëtar i partisë greke të së djathtës ekstreme, Agimi i Artë, aktualisht deputet i pavarur i PE-së, në një sesion parlamentar në lidhje me gjendjen e refugjatëve në ishujt grekë grisi flamurin e Turqisë.

Lexo edhe:

 

Deputeti grek gris flamurin e Turqisë në Parlamentin Evropian

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme