Turqia raporton mbi 13 mijë raste të reja me Covid-19

00:44 | 15 Mars 2021
Trina Galanxhi

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 13 mijë e 378 raste të reja me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 2.87 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin arriti në 29 mijë e 489, shkruan AA.

Një total prej 15 mijë e 516 pacientë të tjerë në vend fituan betejën kundër virusit, duke rritur numrin e përgjithshëm të rikuperimeve mbi 2.7 milionë.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve pozitivë me Covid-19 në gjendje kritike qëndron në 1 mijë e 392.

Deri më tani, rreth 11.03 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë Turqinë, sipas shifrave zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme